McGregor paralajmëron Poirierin: Më prit - Gazeta Express
string(39) "mcgregor-paralajmeron-poirierin-me-prit"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/07/2021 13:04

McGregor paralajmëron Poirierin: Më prit

Sporte tjera

Gazeta Express

07/07/2021 13:04

Irlandezi Conor McGregor, pak ditë para trilogjisë ndaj Dustin Poirier (10 korrik, në Las Vegas, ka nisur betejën psikologjike ndaj rivalit amerikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka paralajmëruar Poirier se po rikthehet në kafaz për hakmarrje, pas humbjes që pësoi në janar të këtij viti.

“Dustin, kokë-bizele. Po vij për ty kokë-bizele”, u shpreh irlandezi përmes një postimi me zë dhe pa figurë.

Kjo do të jetë sfida e tretë mes dy sportistëve, me McGregor që ka fituar duelin e parë, në vitin 2014. Ndërsa këtë vit, Poirier fitoi revanshin dhe tashmë sportistët do të zhvillojnë trilogjinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement