McTominay në një ‘vijë’ me Zidanen e Ronaldon, pas arritjes së fundit - Gazeta Express
string(66) "mctominay-ne-nje-vije-me-zidanen-e-ronaldon-pas-arritjes-se-fundit"

Futboll

Gazeta Express

02/12/2025 16:21

McTominay në një ‘vijë’ me Zidanen e Ronaldon, pas arritjes së fundit

Futboll

Gazeta Express

02/12/2025 16:21

Ish-ylli i Manchester United, Scott McTominay, tani i është bashkuar një ‘klubi ekskluziv’ në Itali që përfshin legjendat Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo.

McTominay u largua nga klubi i tij i fëmijërisë në vitin 2024, në një lëvizje prej 25 milionë paund drejt Napolit të Antonio Contes.

Skocezi pati një sezon debutues jashtëzakonisht të suksesshëm në Serie A, duke shënuar 12 gola në kampionat ndërsa Napoli fitoi titullin.

Në ditën e fundit të kampionatit, me Napolin që kishte nevojë për fitore për të siguruar titullin, McTominay mori përgjegjësinë, duke hapur rezultatin me një goditje spektakolare “roveshatë”.

Ndikimi i tij u vlerësua më tej kur ai u shpall “Lojtari Më i Vlefshëm” i sezonit në Serie A.

Forma e tij u reflektua gjithashtu në renditjen e Topit të Artë të këtij viti, ku përfundoi i 18-ti, përpara yjeve si Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Declan Rice.

Tani, McTominay ka shtuar një tjetër arritje në listën e tij në rritje, pasi u shpall “Lojtari i Vitit” në Serie A të hënën mbrëma.

Kjo e vendos atë përkrah një grupi të lavdishëm fituesish të mëparshëm, ku përfshihen emra si Ronaldo dhe Zidane.

Duke folur në ceremoninë e mbajtur në Milano, McTominay tregoi se sa i lumtur është për kalimin e tij te Napoli.

Ai tha: “Është sensacionale, është e pabesueshme të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim.
“Faleminderit të gjithëve, ekipit, stafit dhe shokëve të skuadrës. Lidhja ime me Napolin është speciale, ka kaq shumë vende të veçanta këtu. Ardhja te Napoli ishte një zgjedhje e lehtë, erdha në vendin e duhur”.

McTominay fitoi gjithashtu vendin e tij në Formacionin e Sezonit në Serie A, përkrah blerjes së verës të Manchester City, Tijjani Reijnders, dhe ish-sulmuesit të Everton, Moise Kean.

Forma e tij e fortë ka vazhduar edhe në arenën ndërkombëtare.

Ai hapi rezultatin në fitoren vendimtare 4-2 të Skocisë kundër Danimarkës me një tjetër “roveshatë” akrobatike, duke siguruar kualifikimin e “Tartan Army” në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998.

Deri tani këtë sezon, McTominay ka shënuar pesë gola në 17 ndeshje për Napolin, me skuadrën e Contes aktualisht në kuotë të barabartë pikësh me kryesuesit Inter.
Edhe pse tifozët e United nuk ishin veçanërisht kundër largimit të McTominay, ish-trajneri Erik ten Hag ishte i ngurrueshëm ta linte të ikte.

Ai tha: “Ai ishte kaq i rëndësishëm për ekipin tonë. Ai ishte te Manchester United për mbi 22 vjet. Por fatkeqësisht, këto janë rregullat. Duhet të respektohen rregullat për shitjet, dhe lojtarët e rritur në akademi sjellin më shumë vlerë. Nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, por për të gjithë, për të gjitha palët, është një marrëveshje e mirë. Për Scottin, ai është i lumtur me të. Sigurisht, edhe për Napolin – ata po marrin një lojtar shumë të mirë. Por edhe për ne është një marrëveshje e mire”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement