Konkurrentet e Big Brother VIP Kosova, Rovena dhe Gresa, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Të dyja patën kritika karshi njëra-tjetrës për mënyrën e lojës brenda shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.
“Ti je shumë e zgjuar, por në këtë lojë je pa kokrrën e argumentit. Unë kam argumente në çfarëdo lloj mënyre me u kap me ty”, u shpreh Gresa.
“Dje iu përsërit sërish ty dhe Xhenetës, për mua jeni të njëjta nuk ju shoh ndryshe se bëni të njëjtën lojë – ti mundohesh të dalësh pak e Xheneta ka pranuar se është vetvetja”, u shpreh Rovena.
Megjithatë, Gresa e ka akuzuar Rovenën se e ka bullizuar për peshën e saj gjatë ditës së djeshme, por edhe sot.
Për të kuptuar më shumë nga përplasja mes dy banoreve, klikoni videon në linkun më poshtë.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...