string(83) "me-femijet-ne-krah-rihanna-poston-foto-te-pa-publikuara-me-pare-nga-salla-e-lindjes"

Me fëmijët në krah, Rihanna poston FOTO të pa publikuara më parë nga salla e lindjes

Yjet

Gazeta Express

10/03/2025 19:27

Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dy foto nga lindja e fëmijëve të saj

Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dy foto nga lindja e fëmijëve të saj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Lexo Edhe:

Ylli i muzikës ka nderuar mëmësinë duke postuar në “Instagram” dy foto të pa publikuara, të realizuara menjëherë pas lindjes së dy djemve të saj, RZA dhe Riot Rose, të cilët i ka sjellë në jetë nga romanca me partnerin e saj, A$AP Rocky.

“Momenti më i fuqishëm që kam përjetuar ndonjëherë si grua. Mrekullitë e mia të vogla”, ka shkruar Rihanna në mbishkrimin e postimit të saj, duke sqaruar se fotoja e parë tregon djalin e saj të madh, ndërsa e dyta është bërë pas lindjes së Riot Rose .