string(133) "me-ka-thirre-glauku-gani-geci-lidhet-ne-pressing-voten-e-marigones-per-qeverine-paten-ba-status-me-fjale-te-kafeve-le-te-vijne-ne-ode"

“MË KA THIRRË GLAUKU”- GANI GECI lidhet në Pressing: Votën e Marigonës për qeverinë – patën ba status me fjalë të kafeve – le të vijnë në odë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 22:09

Gani Geci ka zhvilluar një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin Pressing në T7 ku ka treguar për telefonatën që ka pranuar nga kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca, për sic thotë ai, ‘të ia kërkojnë votën e vajzës së tij, Marigona Gecit’.

Geci ka treguar në detaje për këtë telefonatë, ku thotë se foli me Konjufcën për 13 minuta.

Lexo Edhe:

“Me datën 14 më ka thirrë Glauku, nja 13 minuta kam fol në telefon. Ata e kërkun votën. Tash po thojnë nuk këna lyp, e për cka më thirrën mu, me jau dhon unë voton paushall. Më kanë thënë a po don me shku në zyre të Kinjufcës?  I kam thënë a ka Glauk Konjufca punë me mua, a unë me të, më than jo ai me ty, okej pra i thash le të vjen ai te unë. Tha a bon me ia dhon nr e telefonit, tani jau kom dhon numrin”.

Tutje, ai foli edhe për një shkrim të datës 08.10.2024 në llogarinë e Kryeministrit në Facebook, i cili, sipas tij, përmban “rrena, mashtrime dhe trillime” lidhur me ngjarjet e luftës dhe përkatësisht me rastin që ka të bëjë me familjen Geci.

Ai thotë se ka kërkuar që ai status të hiqet dhe të kërkohet falje, pastaj ata mund të flasin.

“Një kryeministër që nuk i beson autopsisë, por fjalëve të kafehanëve. Një kryeministër që shënon status duke ju besu kafehaneve, unë kom dasht me padit, se fmija janë friku…

Statusi ka me u hek edhe me kërku falje, me ardh në odë, vec me fol”, tha ai.