E ftuar në e emisionin “Në shtëpinë tonë”, Valbona Mhilli ka komentuar disa deklarata të bëra nga Laert Vasili një ditë më parë në “Shqipëria Live”
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4” tha se nuk e ka kuptuar intervistën e ish-finalistit dhe sipas saj, deklaratat e tij i kanë lënë shumë për të dëshiruar.
“Për pjesën ‘nuk kam kohë për të falur’ nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën, marrëdhënia jonë u shkëput, u kris në momentin kur ai bëri zgjedhjen e tij. Me siguri ka thënë nuk fal dot veten se nuk është se ka diçka tjetër për të falur”, tha moderatorja.
Pjesë nga intervista:
Dje në “Shqipëria Live”, Laerti tha ‘nuk kam kohë më për të falur, kam falur mjaftueshëm’
Për çfarë e kishte?
Për ty
Unë nuk e kam kuptuar intervistën e Laertit me thënë të drejtën
E pe?
E kam parë shumë vonë, mbrëmë. Nuk është ai Laerti që kam njohur brenda në shtëpi, që nga nisja e bisedës që dëgjova më ka zhgënjyer shumë, sepse ne kemi vlerësuar disa cilësi ose unë kam vlerësuar disa cilësi të Laertit që edhe pas daljes sime i kam veçuar cilësitë e Laertit me marrëdhënien tonë që u krijua brenda në shtëpi, i kam duartrokitur. Më la shumë për të dëshiruar dje e gjithë intervista që unë pashë nga Laerti. Bëri disa deklarata që realisht më lanë shumë për të dëshiruar, si për shembull ‘disa ofendime që më janë bërë do i çoj në ndjekje penale’, diçka e tillë. Tani në shtëpi janë thënë shumë gjëra, janë sulmuar shumë personazhe, ashtu siç Laertin e kanë sulmuar dhe ashtu siç Laerti ka sulmuar nga ana tjetër.
Kurse për pjesën ‘nuk kam kohë për të falur’ nuk e kuptova se për çfarë e kishte fjalën, marrëdhënia jonë u shkëput, u kris në momentin kur ai bëri zgjedhjen e tij. Me siguri ka thënë nuk fal dot veten se nuk është se ka diçka tjetër për të falur.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...