string(98) "me-nje-minute-heshtje-per-vdekjen-e-papa-franceskut-nis-vazhdimi-i-seances-konstituive-te-kuvendit"

Me një minutë heshtje për vdekjen e Papa Françeskut nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 15:43

Po vazhdon seanca konstituive e Kuvendit, e cila ka nisur më 15 prill dhe ka vazhduar edhe për dy ditë të tjera, pa shumë sukses.

Vazhdimi i saj nisi me një minutë heshtje për vdekjen e Papa Françeskut.

Lexo Edhe:

Të shtunën, seanca u ndërpre sërish pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk mori më shumë se 57 vota në dy tentativa radhasi për t’u zgjedhur.

Deputetë të LVV-së paralajmëruan sot se Haxhiu do të jetë sërish kandidatja e tyre për kryeparlamentare.

PDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë atë. LDK-ja ka thënë se do të votojë kundër, ndërsa AAK-ja do të pranonte një kryetare të Kuvendit si Saranda Bogujevci apo Shqipe Mehmeti Selimi.