string(51) "me-nje-ore-vonese-nis-seanca-konstituive-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2025 11:07

Me një orë vonesë nis seanca konstituive e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

15/04/2025 11:07

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës me një orë vonesë.

Ajo ishte paraparë të niste në orën 10:00, por nisi një orë më pas.

Seancën po e udhëheq deputeti më i vjetër Avni Dehari i Vetëvendosjes dhe deputetja më e re, Sala Jashari e PDK-së.

Seanca e sotme ka vetëm katër pika:

Formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve
Betimi i 120 deputetëve të rinj
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit
Zgjedhja e nënkryetarëve