string(108) "me-pase-porosite-rezultatin-skish-dale-kaq-keq-as-opozita-nuk-i-ka-numrat-valon-syla-per-bllokaden-ne-kuvend"

“Me pasë porositë rezultatin s’kish dalë kaq keq – As opozita nuk i ka numrat”, Valon Syla për bllokadën në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 21:14

Analisti Valon Syla duke komentuar zhvillimet e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndërpre pa rezultat, pohoi se “rezultati ka dalë keq”.

Sipas tij, për zgjedhje të reja askush s’është i interesuar, ndërsa sikurse Kurti që s’i ka numrat, as opozita s’i ka, tha Syla.

Lexo Edhe:

“Me pas porositë rezultatin me ra kaq keq s’kish mujtë me ra. Për zgjedhje po më doket që askush s’është i interesum. Albini gajle se ka, me mujtë e vazhdon qashtu me shkelje Kushtetuese që sa ma shumë me zgjatë pushtetin deri në zgjedhjet lokale. Ndërsa, opozita po duket pa plan edhe nëse e akuzon opozita Albin Kurtin që si ka numrat, e natyrisht që si ka, mendoj që as opozita si ka numrat sepse kishin lujtë tjetër lojë”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.