Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, janë fotografuar gjatë pushimeve të tyre të fundit në Amalfi
Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, ndodhen me pushime në Amalfi, Itali. Paparaci ka arritur që të fotografojë çiftin teksa shijon detin.
29-vjeçarja dhe 35-vjeçari nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa ndanë edhe puthje pasionante nën rrezet e diellit
Siç vihet re edhe nga fotografitë, ylli i muzikës tregoi trupin e saj të tonifikuar me një bikini bardh e zi me pika, ndërsa flokët e saj të gjata ishin të lagura nga uji kristalin për t’u freskuar.
Nga ana tjetër, Callum shfaqi trupin e tij sportiv, ndërsa kishte veshur një palë rrobe banje ngjyrë portokalli të ndezur.
Dua, e cila mbush 30 vjeç në gusht, foli për herë të parë publikisht për emocionet që e kanë përfshirë që kur Callum u ul në një gju për t’i propozuar.
“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese”, tha artistja, duke ndarë ndjenjat për këtë kapitull të ri në jetën e saj: “Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë”.
Lajmi për propozimin e tyre doli në fund të vitit të kaluar dhe që prej asaj kohe, Dua është parë shpesh me një unazë diamanti verbuese në gisht.








Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...