Me shumë vështirësi e me autogol, Franca ‘kalon’ mbi Belgjikën dhe kualifikohet tutje - Gazeta Express
string(81) "me-shume-veshtiresi-e-me-autgol-franca-kalon-mbi-belgjiken-dhe-kualifikohet-tutje"

Me shumë vështirësi e me autogol, Franca ‘kalon’ mbi Belgjikën dhe kualifikohet tutje

Sport

Gazeta Express

01/07/2024 19:56

Franca ka arritur që të sigurojë kalimin në çerekfinale me shumë vështirësi.

Francezët iu falën goditjes së Randal Kolo Muani, e cila u devijua nga Jan Vertonghen, për të përfunduar në portën e Casteels.

Lexo Edhe:

Deri në atë moment, Franca po dominonte në çdo aspekt të lojës, duke pasur raste shumë të mira për shënim.

Në këtë fazë, Franca arrinte pasi doli e dyta në grup, derisa njëjtë ishte edhe gjendja e Belgjikës, e cila me sonte u përshëndet nga “EURO 2024”.

Në fazën tjetër, kombëtarja e Francës luan ndaj fituesit të ndeshjes Portugali – Slloveni.