Me vargjet e të madhit Dritëro, Edi Rama shijon mrekullitë e veriut të Shqipërisë - Gazeta Express
string(80) "me-vargjet-e-te-madhit-dritero-edi-rama-shijon-mrekullite-e-veriut-te-shqiperise"

Me vargjet e të madhit Dritëro, Edi Rama shijon mrekullitë e veriut të Shqipërisë

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 21:21

Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë ka vendosur të lërë pas zhurmën e kryeqytetit dhe të udhëtojë drejt veriut.

Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka postuar një foto ku shihet duke shijuar pamjen e mrekullueshme që vetëm Buni i Bajraktarit të dhuron.

Lexo Edhe:

Këtë  foto Rama e ka shoqëruar me vargjet e bukura të së madhit Dritëro Agolli.

Postimi i Ramës:

Ti sytë lan në mëngjes me ujin e krojeve të maleve,

Ti llërët lëmon në mengjes me shkumën e deteve,

Ti faqet fshin me peshqirin e madh të livadheve,

Ti flokët lyen me lëngun e luleve të bjeshkeve…

Dhe cdo mëngjes bëhesh më e re dhe përze zhubra e rudha,

Ne rrimë në prehrin tënd e dorën na shkon në flokë,

Thinjët na fshin kur gjunjët na dhembin nga udha,

Lodhjen na heq kur zgjuar na tretesh mbi kokë…

NËNË SHQIPËRI – Dritëro Agolli

*Buni i Bajraktarit, një nga vendqëndrimet më të bukura në botë, rrugës për Theth