Medon Berisha po shkëlqen, dy asistime për Leccen në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Torinos - Gazeta Express
string(90) "medon-berisha-po-shkelqen-dy-asistime-per-leccen-ne-ndeshjen-qe-po-zhvillohet-ndaj-torinos"

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 13:00

Medon Berisha po shkëlqen, dy asistime për Leccen në ndeshjen që po zhvillohet ndaj Torinos

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 13:00

Mesfushori shqiptar Medon Berisha po tregon një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen që po zhvillohet mes Lecces dhe Torinos në Serie A.

Berisha realizoi dy asistime brenda dy minutash. Në minutën e 20-të, ai shërbeu për Coulibaly, i cili shënoi për 1-0, ndërsa dy minuta më vonë, në minutën e 22-të, Berisha asistoi për Lameck Banda, duke çuar shifrat në 2-0 për Lecce.

Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe po kontribuon fuqishëm në epërsinë e ekipit mysafir në këtë ndeshje. Lecce duket se po kontrollon mirë takimin dhe Berisha po luan rol kyç në sulmet e ekipit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement