Memphisi dhe Milwaukee nivelizuan gjithçka, shkëputet Denveri - Gazeta Express
string(60) "memphisi-dhe-milwaukee-nivelizuan-gjithcka-shkeputet-denveri"

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2023 11:53

Memphisi dhe Milwaukee nivelizuan gjithçka, shkëputet Denveri

Basketboll

Gazeta Express

20/04/2023 11:53

Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshje të tjera të fazës gjysmëfinale të “play-offit” në NBA.

Memphisi i mposhti Lakers me rezultat 103:93 (30:19, 29:25, 24:27 e 20:22) për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1.

28 pikët e LeBron James ishin të pamjaftueshme për ekipin nga Los Angelesi, kurse tek Grizzlies u shqua më së shumti Xavier Tillman me 22 pikë.

Lakers mund ta krijojnë një epërsi solide pasi dy ndeshjet e ardhshme do t’i zhvillojnë në shtëpi, shkruan “Gazeta Express”.

E serinë gjysmëfinale të “play-offit” në 1-1 e barazoi edhe Milwaukee, i cili e mposhti Miamin 138:122 (35:28, 46:27, 37:30 e 20:37) në duelin e dytë.

Brook Lopez (25) e Jrue Holiday (24) ishin kreatorë të fitores së Bucks, të cilët kryen punë qysh në pjesën e parë.

Ndërkaq, Denveri e ngriti epërsinë ndaj Minnesotas në 2-0 pasi fitoi me rezultat 122:113.

41 pikët e Anthony Edwards ishin të pamjaftueshme për Timberwolves, ndërsa tek Nuggets më i shquari ishte Jamal Murray me 40 pikë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement