Menaxheri i njohur, Serxho Mezi, ka zbuluar për emisionin sportiv “Favorit” në T7 se e ardhmja e Antonio Contes te Napoli është në dilemë, pasi trajneri italian ka marrë dy oferta të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.
“Napoli po projekton një situatë mjaft të vështirë me trajnerin aktual, Antonio Conten. Duke pasur njohje të afërt me Antonion, ai është duke pasur në mëdyshje qëndrimin për vitin e ardhshëm në Napoli,” deklaroi Mezi.
Sipas tij, ish-trajneri i Juventusit dhe Interit ka oferta të mëdha nga dy klube të mëdha të Serie A, çka mund të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen.
“Conte ka marrë dy super oferta për sezonin e ardhshëm. Juventus dhe Milan e kërkojnë,” shtoi menaxheri.
Këto zhvillime mund të ndikojnë ndjeshëm në planet e Napolit për sezonin e ardhshëm dhe mund të ndikojnë edhe në transferimin potencial të Zhegrovës te napolitanët.