“Mendoj se Mane do të shkojë në Madrid” - Gazeta Express
string(37) "mendoj-se-mane-do-te-shkoje-ne-madrid"

Gazeta Express

23/03/2020 23:55

“Mendoj se Mane do të shkojë në Madrid”

Gazeta Express

23/03/2020 23:55

Sissoko mendon se Mane është tipi i lojtarit që Zidane po kërkon

Mohamed Sissoko, ish-lojtari i Valencias, Liverpoolit dhe Juventusi, e shumë klubeve tjera – ka dhënë një intervistë për “EuropaCalcio.it”.

Ai është pyetur edhe për të ardhmen e Mohamed Salah dhe Sadio Mane, dyshja e ‘Redsave’ që mund të mos luajnë së bashku nga sezoni 2020/21.

I pyetur se a mund të shkojë Salah në Madrid, Sissoku u përgjigj: “Jo, më shumë e shoh Sadio Manen (në Madrid), sepse ka karakteristikat që Zidane i do, e vlerëson shumë. Mendoj se Sadio Mane do të shkojë në Real Madrid”, tha Sissoko.

Mane është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016.

Ai ka bërë 161 paraqitje me Redsat, ka shënuar 77 gola dhe ka fituar tre trofe: Champions Leaguen, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement