string(64) "mentaliteti-i-shaqirit-ne-fushe-jam-shqiptar-jashte-saj-zviceran"

Futboll

Gazeta Express

24/04/2025 8:05

Mentaliteti i Shaqirit: Në fushë jam shqiptar, jashtë saj zviceran

Futboll

Gazeta Express

24/04/2025 8:05

Xherdan Shaqiri ka folur për mentalitetin e tij brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Përmes një interviste për “Blue Sport”, ylli kosovar ka folur për rrugëtimin e tij jetësor dhe sportiv, duke nisur nga fëmijëria e vështirë në Kosovë, për të vazhduar më pas jetesa e vështirë në një fermë pa ngrohje në Zvicër, e deri tek ëndrrat e realizuara, siç ishin triumfi në Ligën e Kampionëve, pjesëmarrjet dhe golat në Kampionate Evropiane e Botërore, si dhe titujt e kampionit dhe paraqitjet për klubet e mëdha evropiane si Bayern Munich, Liverpool e Inter, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Sa i përket mentalitetit, Shaqiri thotë se e gërsheton atë mes Kosovës dhe Zvicrës.

“Në fushë jam shqiptari i pasionuar dhe me emocione. Kurse, në jetën e përditshme jam më shumë zviceran: i përpiktë, i besueshëm etj,. Mendoj se i kombinoj të dyja mentalitetet”, deklaroi ylli kosovar, i cili pas një karrierë të bujshme në klube të ndryshme evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u rikthye tek klubi ku nisi gjithçka – tek Baseli, ku po luan me plot sukses. /Gazeta Express