string(41) "mergim-vojvoda-asiston-ne-fitoren-e-comos"

Mërgim Vojvoda asiston në fitoren e Comos

Sport

Gazeta Express

13/04/2025 20:20

Como e ka fituar ndeshjen ndaj Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A. 

Mërgim Vojvoda ishte sërish protagonist, kur asistoi te Anastasios Douvikas që realizoi golin e vetëm në minutën e 38-të. 

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i djathtë ishte lojtari i dytë në fushë, duke u vlerësuar me notën 8.1 nga SofaScore

Përveç asistimit, ai kishte edhe dy pasime tjera kyçe dhe tri ndërhyrje në top. 

Po ashtu, Vojvoda kishte një driblim, ndërsa fitoi katër duele nga pesë sa kishte.  

Vojvoda te Como u transferua gjatë muajt shkurt nga skuadra e Torinos, ku këtë sezon në 21 ndeshje në Serie A, ka shënuar edhe një gol.