Krerët e NATO-s u takuan dje në Watford, në ditën e dytë të samitit të posaçëm për 70-vjetorin e themelimit të aleancës.
Ky samit i cili po mbahet në Britaninë e Madhe, normalisht se ka marrë vëmendjen edhe sjelljet e liderëve të botës mes njëri-tjetrit.
Ajo çka bie në sy është kancelarja gjermane, e cila është fotografuar duke u përqafuar e duke e puthur me shumë liderë botërorë, por ndryshe ka vepruar me atë turk.
Merkel është fotografuar dhe qëndrimi i saj ka bërë jehonë në mediet botërore teksa ia tregon grushtin presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan.
Merkel raportohet se ka ngritur grushtin si për të dëshmuar forcën e saj dhe të shtetit që përfaqëson.
