Mersim Zeqiri i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar i fiton titujt internacional UBO dhe UBF - Gazeta Express
string(90) "mersim-zeqiri-i-jashtezakonshem-boksieri-shqiptar-i-fiton-titujt-internacional-ubo-dhe-ubf"

Sport

Gazeta Express

21/07/2024 18:19

Mersim Zeqiri i jashtëzakonshëm, boksieri shqiptar i fiton titujt internacional UBO dhe UBF

Sport

Gazeta Express

21/07/2024 18:19

Mersim Zeqiri i ka bërë krenarë krejt shqiptarët sonte.

Boksieri nga Garana e Kërçovës në Maqedoninë e Veriut e fitoi meçin më të rëndësishëm të karrierës, me ç’rast u stolis edhe me titujt internacional – UBO e UBF.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, Zeqiri u tregua me zemër luani duke fituar në fshatin e tij – Garanë ndaj boksierit nga Veneziela, Gregorio Dominguez.

Kjo fitore e madhe ia hap dyert boksierit me banim në Zvicër që tash e tutje të synojë tituj të tjerë, derisa seria e tij është perfekte në boksin profesionist – 6 fitore në 6 meçe./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement