string(80) "mes-aludimeve-per-ndarje-big-basta-ben-deklaraten-e-forte-per-vesen-ne-ferma-vip"

Rozë

Gazeta Express

06/04/2025 20:25

Mes aludimeve për ndarje, Big Basta bën deklaratën e fortë për Vesën në Ferma VIP

Rozë

Gazeta Express

06/04/2025 20:25

Artisti Big Basta i është bashkuar edicionit të dytë të spektaklit të njohur, Ferma VIP.

Përveç hyrjes në një format të tillë, ai këto ditë ka qenë i komentuar tejet shumë për jetën private.

Lexo Edhe:

Kjo pasi po raportohet për një krizë në martesën me Vesa Lumën, me të cilën është bashkë prej shumë vitesh.

Foto: Screenshot/TikTok

Këngëtarja e njohur nuk ka bërë asnjë postim për të, e madje edhe në hyrje ai përshëndeti vetëm djalin e tyre, nuk përmendi fare emrin e Vesës.

Sidoqoftë, në një bisedë së fundmi me konkurrenten Silvanën, ia bëri me dije se nuk ka hyrë për të rënë në dashuri me askënd.

Mes bisedës, Big Basta tha se është shumë i dashuruar në Vesën, gjë që mori vëmendje në rrjete sociale.

“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël”, u shpreh ai.

Video:

Watch on TikTok

Vesa nga ana tjetër nuk ka bërë akoma ndonjë reagim mbi raportin mes tyre. /Telegrafi/