Messi me Argjentinën e nisin me fitore Copa American - Gazeta Express
string(52) "messi-me-argjentinen-e-nisin-me-fitore-copa-american"

Sport

Gazeta Express

21/06/2024 8:26

Messi me Argjentinën e nisin me fitore Copa American

Sport

Gazeta Express

21/06/2024 8:26

Argjentina e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Copa America.

Messi me shokë triumfuan 2:0 ndaj Kanadasë në duelin e parë të fazës së grupeve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa e dyta nisi me to, shkruan Gazeta Express.

Ishte Julian Alvarez i cili realizoi në minutën e 49-të të takimit pas asistimit të Mac Allister.

E goli i dytë erdhi në momentet e fundit.

Lautaro Martinez shënoi në minutën e 88-të pas asistimit nga Leo Messi.

Argjentina tani i prin grupit A me tri pikë, teksa krahas Kanadasë në këtë grup gjenden edhe Peru dhe Kili. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement