Lionel Messi la jashtë Cristiano Ronaldon kur përmendi pesë lojtarët që fëmijët imitojnë më shumë kur luajnë futboll.
Fituesi i tetë herë i Topit të Artë, Messi, ka dominuar futbollin në dy dekadat e fundit bashkë me rivalin e tij të madh, Ronaldon.
Megjithatë, me të dy tashmë në fazën e fundit të karrierës së tyre, një brez i ri yjesh është duke u shfaqur.
Kur përmendi lojtarët që fëmijët tani i shikojnë dhe i marrin si shembull, Messi la jashtë vetveten dhe Ronaldon, duke përmendur në vend të tyre Robert Leëandoëski-n dhe katër nga talentet më të ndritura të Europës.
“Fëmijët shikojnë dhe imitojnë gjithçka,” tha Messi për Simplemente Fútbol. “Ata i njohin të gjithë dhe i ndjekin të gjithë, lojtarët për të cilët flasin janë Mbappé, Vini Junior, Haaland, Leëandoëski dhe Lamine Yamal.”
Messi rezervoi vlerësime të veçanta për produktin tjetër të La Masia-s, Lamine Yamal, i cili ndihmoi Spanjën të fitojë Euro 2024 dhe po udhëheq Barcelonën drejt një triplete të mundshme këtë sezon — pavarësisht se është vetëm 17 vjeç.
Messi tha: “Është mbresëlënëse ajo që po bën Lamine Yamal dhe ajo që ka arritur tashmë.
Ai është tashmë kampion Europe me Spanjën. Ka vetëm 17 vjeç, është në mes të një procesi rritjeje dhe do të vazhdojë të rritet dhe të kontribuojë, ashtu siç bëra edhe unë.
Ka cilësi të jashtëzakonshme dhe është tashmë një nga lojtarët më të mirë në botë.”
Yamal ishte frymëzimi kryesor i rikthimit të Barcelonës ndaj Celta Vigos të dielën, duke ndihmuar ekipin të ruajë një epërsi prej shtatë pikësh në krye të La Ligës.
Barcelona riktheu rezultatin nga 3-1 për të fituar 4-3, duke u afruar më shumë me titullin kampion.
Bashkëlojtari i tij te Barça, Robert Leëandoëski, ka pranuar më herët se nuk e besonte dot moshën e Yamal kur luajtën për herë të parë së bashku.
Ikona polake tha: “Erdhi për të stërvitur me ne kur ishte 15 vjeç, dhe e pashë për herë të parë. Kam parë shumë të rinj të talentuar dhe thosha: ‘Oh, ky ka diçka!’, por nuk isha kurrë i sigurt se do të kishte një karrierë të madhe pas saj. Derisa pashë Laminën. Dhe thashë ‘ëoë’. E pyeta sa vjeç ishte, më tha 15, dhe i thashë se ishte e pamundur.”/GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...