Lionel Messi ka reaguar pas njoftimit për pensionim të legjendës së tenisit, Roger Federer.
Tenisti zviceran njoftoi se pas turneut LaverCup që mbahet javën e ardhshme, ai do ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, nuk kanë vonuar mesazhet nga sportistët më të mëdhenj të botës dhe jo vetëm nga tenisi.
Lionel Messi ka reaguar duke e quajtur gjeni dhe unik tenistin Federer.
“Një gjeni, unik në historinë e tenisit dhe shembull për çdo sportist. Gjithë të mirat në etapën tënde të re, do na mungojë të të shohim në fushë duke na bërë të kënaqemi”, shkroi Messi.