string(73) "messi-thumbon-raphinhan-pas-fitores-se-madhe-te-argjentines-ndaj-brazilit"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 19:59

Messi “thumbon” Raphinhan pas fitores së madhe të Argjentinës ndaj Brazilit

Futboll

Gazeta Express

26/03/2025 19:59

Lionel Messi duket se ka goditur me ironi Raphinha pas fitores së madhe 4-1 të Argjentinës kundër Brazilit në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Raphinha kishte bërë një deklaratë provokuese para ndeshjes, duke thënë:

Lexo Edhe:

“Po luajmë kundër Argjentinës, rivalit tonë më të madh. Tani, falë Zotit, pa Messin. A do t’i mundim? Pa asnjë dyshim. Në fushë dhe jashtë saj, nëse duhet. F**k ata.”

Por fjalët e Raphinha nuk dolën siç kishte shpresuar, pasi Brazili pësoi një humbje të rëndë, me Julian Alvarez, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister dhe Giuliano Simeone që vulosën fitoren e Albiceleste.

Pas ndeshjes, Messi reagoi me një mesazh të qartë në rrjetet sociale, që u pa si një kundërpërgjigje për Raphinha:

“Brenda, jashtë, kudo qoftë me këtë Kombëtare. Gjithmonë flasim përmes futbollit. Urime për ndeshjen e shkëlqyer mbrëmë dhe për fitoren ndaj Uruguait.”

Nga ana tjetër, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, tregoi një qasje më të butë ndaj komenteve të Raphinha.

“E fal Raphinhën sepse e di që nuk e ka bërë me qëllim. Ai po mbronte ekipin e tij dhe nuk donte të fyente askënd. Me ose pa deklaratat e tij, ne do të luanim ndeshjen tonë”.

Pas kësaj humbjeje, Brazili zbret në vendin e katërt në grupin e Amerikës së Jugut, pas Argjentinës, Uruguait dhe Ekuadorit, duke rrezikuar seriozisht pozitat në kualifikueset për Botërorin 2026. /GazetaExpress/