string(79) "meta-reagon-nga-qelia-shqiperia-madheshtore-eshte-shume-prane-fitorja-po-troket"

Meta reagon nga qelia: Shqipëria Madhështore është shumë pranë, fitorja po troket

Shqiperi

Gazeta Express

28/04/2025 11:46

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur nga qelia se fitorja e 11 Majit është më pranë se kurrë.

Në një postim në rrjete sociale, teksa ka ndarë një video të drejtuesit politik të qarkut të Beratit, Lefter Maliqi dhe disa qytetarëve, ai shpreh mirënjohjen për mbështetjen e tyre.

 “Mirënjohje të thellë për mbështetjen e dhënë nga qytetarët e Qarkut të Beratit, me banim në Tirane, për të votuar Ilir Metaj si deputet. Përshëndetjet më të përzemërta dhe falenderime për punën e  jashtëzakonshme, anëtarëve dhe mbështetësve tanë në Qarkun e Beratit dhe deputetit tonë të ardhshëm, të palodhurit, Lefter Maliqi, për fitoren e “PD-ASHM” dhe largimin e Narkoqeverisjes. Shqipëria Madhështore është shumë pranë. Fitorja po troket fuqishëm.VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”, shprehet Meta. 

Lexo Edhe:

“Ju përshëndes nga Kuçova, ku bashkinë e grabitur para dy viteve do t’ua kthejmë qytetarëve. I bëj thirrje banorëve të qarkut të Beratit që jetojnë në Tiranë por edhe në diasporë të votojnë me dëshirë pa imponim Ilir Metën.”, thotë ai.