Meta: Struktura ekonomike e vendit, e pandryshuar prej vitit 2011 - Gazeta Express
string(63) "meta-struktura-ekonomike-e-vendit-e-pandryshuar-prej-vitit-2011"

Meta: Struktura ekonomike e vendit, e pandryshuar prej vitit 2011

Shqiperi

Gazeta Express

29/06/2024 10:57

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediet, kritikoi gjendjen ekonomike të Shqipërisë duke e quajtur “skandaloze”, ndërsa shtoi se programi i Partisë së Lirisë do të krijojë mundësi të reja punësimi me paga të standardeve dinjitoze

Meta theksoi se struktura ekonomike e vendit nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, duke mbetur e dominuar nga bujqësia, ndërtimi dhe importet. Ai vuri në dukje se bujqësia zë 21.3% të ekonomisë shqiptare, krahasuar me mesataren rajonale prej 9.4% dhe atë europiane prej 1.9%.

Lexo Edhe:

“Edhe në sektorin e shërbimeve, meqënëse jemi dhe vend me potencial shumë të madh turistik, dhe bëhet një propagandë shumë e madhe, për arritjet në fushën e turizmit, del që jemi të fundit në rajon”, tha Meta.

Meta tha se “Shqipëria siç e di gjithë bota ka peshën më të lartë të ndërtimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndaj dhe sipas censusit del që, këtu më shumë ka shtëpi dhe banesa, se sa banorë, jo familje. Pesha e ndërtimit në Shqipëri është 11.2%, është 2 herë më e lartë se sa në Serbi, se në Maqedoninë e Veriut, se në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Malin e Zi”.

Meta propozoi një “përmbysje” të modelit ekonomik, duke u orientuar drejt prodhimit dhe eksporteve, dhe duke mbështetur industrinë dhe arsimin për të rritur produktivitetin dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Ai tha se Partia e Lirisë është e angazhuar për të ndryshuar strukturën ekonomike të vendit dhe për të krijuar mundësi të reja punësimi me paga dinjitoze.