Miami Heat befason ekipin e Sacramento Kings në ligën NBA - Gazeta Express
string(57) "miami-heat-befason-ekipin-e-sacramento-kings-ne-ligen-nba"

Basketboll

Gazeta Express

27/02/2024 11:15

Miami Heat befason ekipin e Sacramento Kings në ligën NBA

Basketboll

Gazeta Express

27/02/2024 11:15

Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar katër ndeshje në ligën NBA.

Befasia erdhi nga Miami Heat që triumfuan në udhëtim ndaj Sacramento Kings me 11 pikë epërsi, 121:110.

Pjesa e parë ishte e barabartë, për një nuancë ishte më e mirë për Miamin, që shkoi në pushim me tre pikë avantazh, shkruan Gazeta Express.

Loja e mirë e Heat vazhdoi edhe në çerekun e tretë, në të cilën e siguruan fitoren.

Këtë pjesë, Miami e fitoi me plus 17 pikë, ndërsa periudhën e fundit e mbyllën me nëntë pikë diferencë, por që nuk luajti rolë për ta lëshuar fitoren nga duart.

Qendra amerikane e Miamit, Bam Adebayo ishte fantastik me double-dobule prej 28 pikëve e 10 kërcimeve.

Adebayo u ndihmua edhe nga dyshja Jaquez e Love që shtuan 26 respektivisht 19 pikë.

Te skuadra vendase më efikasit ishin Murray dhe D’Aron Fox me 28 respektivisht 27 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore. Në ndeshjet tjera, Toronto triumfoi ndaj Indianas 122:130, për dy pikë fitoi New York kundër Detroitit, derisa Brooklyn mposhti Memphisin 111:86./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement