string(68) "mick-jagger-vendos-te-fejohet-me-partneren-e-tij-44-vite-me-te-vogel"

Mick Jagger vendos të fejohet me partneren e tij 44 vite më të vogël

Yjet

Gazeta Express

11/04/2025 22:54

Ikona e rock-ut, Mick Jagger, është fejuar me partneren e tij prej më shumë se dhjetë vitesh, balerinën amerikane Melanie Hamrick. Lajmin e konfirmoi vetë 37-vjeçarja në një intervistë për revistën “Paris Match”, duke zyrtarizuar kështu fejesën e tretë të këngëtarit legjendar të The Rolling Stones.

Dyshja u njohën për herë të parë në shkurt të vitit 2014, gjatë një koncerti të Rolling Stones në Tokio.

Melanie, atëherë vetëm 26 vjeçe dhe pjesë e trupës së njohur “American Ballet Theatre”, ishte në prapaskenë kur Jagger e përshëndeti për herë të parë. Që atëherë, lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes.

Shtatë vite më vonë, ata u bënë prindër të një djali, të quajtur Deveraux. Sipas burimeve pranë çiftit, Jagger ka ndryshuar ndjeshëm falë këtij kapitulli të ri në jetën e tij.

Mick ka ndryshuar tërësisht. Dikur kishte lidhje të shkurtra, por tani është gjithmonë me Melanie dhe Deveraux gjatë turneve. Ata janë gjithmonë bashkë si një familje – dhe kjo e bën atë të lumtur. Ndoshta një ditë do të martohemi, ndoshta jo. Jemi kaq të lumtur në jetën tonë aktuale saqë do të kisha shumë frikë të ndryshoja ndonjë gjë,” pranoi ajo.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk ka shpëtuar pa kritika, kryesisht për shkak të diferencës së madhe në moshë mes tyre. E pyetur për këtë çështje, Melanie u shpreh për “The Sunday Times”:

Nuk e mendoj këtë gjë. Të gjithë kanë opinionin e vet. Nëse fillon të merresh me mendimet e të tjerëve, sado ku të jesh në jetë, do të kesh gjithmonë probleme.

Aktualisht, çifti ndan jetën mes dy vendeve – një apartament në qira në New York dhe një kështjellë buzë lumit Loire në Francë, ku edhe djali i tyre ndjek shkollën.