string(79) "mijera-besimtare-falin-namazin-e-fiter-bajramit-ne-sheshin-skenderbej-ne-tirane"

Mijëra besimtarë falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2025 11:22

Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar kështu përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjërata fetare, ndërsa falja e namazit u krye në orën 07:30. Pas ritualit, besimtarët u shpërndanë për të festuar me familjet dhe të afërmit, duke ndarë urime e dashuri në këtë ditë të shenjtë.

Lexo Edhe:

Kjo festë simbolizon solidaritetin dhe mirësinë, ku besimtarët ndajnë lëmoshë me nevojtarët përpara Bajramit, duke përmbushur një prej parimeve kryesore të fesë islame.

Në Shqipëri, Fitër Bajrami kremtohet nga të gjithë, pavarësisht besimit fetar, duke reflektuar harmoninë dhe bashkëjetesën mes komuniteteve.