Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë që është bërë edhe nga politikanët, ndër ta edhe deputeti Hekuran Murati.
Murati në deklarimin e tij si pasuri të paluajtshme ka njoftuar se ka banesë në vlerë 38 mijë euro, të cilën e ka blerë në vitin 2018, dhe tokë ne vlerë 23 mijë euro, të cilën e ka blerë në vitin 2017.
Po ashtu, Murati është edhe në posedim të Letrave me Vlerë, të cilat janë në vlerë nga rreth 2 mijë euro, deri në vlerë rreth 39 mijë euro.
Tutje, ai ka bërë të ditur edhe se ka para të gatshme në llogari bankare, rreth 16 mijë euro.
Pos këtyre, Murati ka njoftuar se ka pas të ardhura afër 20 mijë euro si Ministër i Financave. /GazetaExpress