Basketbollisti i Trepçës, Mikaile Tmusic duhet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.
Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, Mikaile Tmusic pësoi një lëndim i cili pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore doli të jetë më i komplikuar.
Tmusic për ta tejkaluar lëndimin duhet t’i nënshtrohet një intervenimi.
“Mikailes i dëshirojmë shërim të shpejte dhe të kthehet edhe më i fortë.Për kohën e nevojshme dhe ecurinë e rehabilitimit do të ju mbajmë të informuar”, njoftoi klubi i Trepçës.