string(71) "mikela-pupa-aksident-me-makine-dy-here-brenda-javes-me-vajzen-5-muajshe"

Yjet

Gazeta Express

28/04/2025 19:49

Mikela Pupa aksident me makinë dy herë brenda javës me vajzën 5-muajshe

Yjet

Gazeta Express

28/04/2025 19:49

Ish-konkurrentja e Big Brother, Mikela Pupa, ka ndarë me ndjekësit e saj një përvojë të frikshme, duke bërë të ditur se këtë javë ka përjetuar dy aksidente me makinë.

Ajo theksoi se është mirë dhe se për fat të mirë, asgjë serioze nuk ndodhi, por ishte shumë e frikësuar pasi kishte me vete vajzën e saj të vogël, vetëm disa muajshe.

Lexo Edhe:

Mikela kërkoi nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke nënvizuar veçanërisht rrezikun që paraqesin situatat në rreth-rrotullim, ku shumë shoferë janë në garë për të kaluar të parët.

Ajo përfundoi duke i bërë thirrje të gjithëve të udhëtojnë me kujdes dhe të jenë të përgjegjshëm në rrugë.