Humoristi Rroki Alb ka ironizuar situatat e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke u tallur me pretendimet që lidhen me banoren Bia Khalifa.
Në disa video që po qarkullojnë në rrjete sociale, Bia Khalifa shihet duke kryer veprime që janë interpretuar nga publiku si rituale të magjisë së zezë brenda shtëpisë së BBVK-së.
Këtë situatë, Rroki Alb e ka kthyer në humor, duke thënë se çdo gabim apo veprim i çuditshëm i Labinot Rexhës brenda shtëpisë lidhet me ndonjë “sehir” që, sipas tij, i është bërë.
“Ndryshe nuk ka mundësi,” ka ironizuar Rroki, duke shkaktuar të qeshura.