Milaim Zeka i del në mbrojtje Gresës: Favoret seksuale kërkohen edhe për vende pune! - Gazeta Express
string(82) "milaim-zeka-i-del-ne-mbrojtje-greses-favoret-seksuale-kerkohen-edhe-per-vende-pune"

TV/Film

Gazeta Express

20/12/2024 22:32

Milaim Zeka i del në mbrojtje Gresës: Favoret seksuale kërkohen edhe për vende pune!

TV/Film

Gazeta Express

20/12/2024 22:32

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa ka treguar se si një rast regjisori i ka kërkuar favore seksuale për të luajtur në një rol, temë kjo që u krijuan debate të forta mes saj, Xuxit e Vullnetit.

Opinionisti, Milaim Zeka i ka dal në mbrojtje Gresës, e cila nuk dha emrin e atij regjisori për të cilin po fliste, teksa e duartrokiti që e ka  rrëfyer një gjë të tillë të trishtë si fenomen.

“Kjo është historia më e bukur që ke pas guximin me tregu, historia më trishtuese që e di Xuxi, Vullneti dhe të gjithë ne dhe publiku, jo vetëm favore për role, por favore për punë, studenteve nga profesorët, e favore gazetareve kolegeve tona për vendin e punës, e ty bravo  të qofte që e thenë fenomenin më të shëmtuar. Këta dy kolegët e mi në vend ë me të dëgju, Xuxi i di shumë raste në vendin e tij të punës e këta kanë vendos me u tallë me ty”, u shpreh Zeka.

Advertisement
Advertisement
Advertisement