Milani do ta blejë Kjaerin - Gazeta Express
string(26) "milani-do-ta-bleje-kjaerin"

Gazeta Express

25/02/2020 19:20

Milani do ta blejë Kjaerin

Gazeta Express

25/02/2020 19:20

Qendërmbrojtësi danez i ka bindur Kuqezinjtë, të cilët janë të interesuar ta blejnë kartonin e tij nga Sevilla

Simon Kjaer ka shfaqur stabilitet në mbrojtjen e Milanit, që kur u transferua në San Siro, shkruan Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi danez iu bashkua Kuqezinjve në janar dhe menjëherë është përshtatur me ambientin e ri.

Për këtë, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se “Rossoneri” po planifikojnë ta blejnë kartonin e futbollistit.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, gjiganti italian është i gatshëm t’i shpenzojë 2,5 milionë euro për mbrojtësin e Sevillës.

Më pas, Milani do të nënshkruante kontratë më afatgjate me 30 vjeçarin danez. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement