Portieri italian mund të largohet nga “San Siro” gjatë verës dhe “Rossoneri” i kanë në tavolinë emrat e zëvendësuesve
Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milani gjatë verës që vjen.
“Rossoneri” janë të vetëdijshëm për këtë, pasi portieri italian nuk e ka vazhduar ende kontratën, e cila i skadon në vitin 2021.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se Kuqezinjtë ia kanë vënë syrin portierit të Napolit, Alex Meret, përcjell Gazeta Express.
Ndërkohë, ndër emrat e përmendur në “San Siro” janë edhe portieri i Udineses, Juan Musso dhe ai i Sporting Lisbonës, Luis Maximiano.
Gjithashtu, edhe veterani i Torinos, Salvadore Sirigu nuk mbetet prapa dëshirave të gjigantit italian. /Gazeta Express/