Milani ia mësyn Icardit - Gazeta Express
string(23) "milani-ia-mesyn-icardit"

Gazeta Express

13/04/2020 16:00

Milani ia mësyn Icardit

Gazeta Express

13/04/2020 16:00

Sulmuesi argjentinas është në kërkim të një eksperience të re pas përfundimit të huazimit në PSG. “Rossoneri” i ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e tij

Mauro Icardi do t’i japë fund eksperiencës njëvjeçare tek Paris Saint-Germaini, ku është i huazuar, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas do të rikthehet përkohësisht në Inter gjatë verës që vjen.

Duket se “Nerazzurri” nuk do ta mbajnë lojtarin dhe kanë vendosur ta shesin atë përfundimisht.

Sipas mediumit britanik “Daily Express”, interesim për 27 vjeçarin ka shfaqur rivali lokal i Interit, Milani.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Rossoneri” janë të gatshëm t’i paguajnë 100 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Kohë më parë flitej edhe për një interesim të Juventusit për ish-futbollistin e Sampdorias.

Icardi i ka realizuar 20 gola në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon me Paris Saint-Germainin. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement