string(83) "milani-ka-shpenzuar-9-milione-euro-per-cdo-gol-te-shenuar-nga-gimenez-qe-nga-janari"

Milani ka shpenzuar 9 milionë euro për çdo gol të shënuar nga Gimenez që nga janari

Sport

Gazeta Express

07/04/2025 16:53

Nënshkrimi i janarit, Santiago Gimenez, ka shënuar vetëm tri herë për Milanin, çka do të thotë se “Rossonerët” kanë paguar mbi 9 milionë euro për çdo gol që ai ka shënuar që kur u transferua.

Përfaqësuesi i Meksikës, Gimenez, ka pasur vështirësi për të justifikuar çmimin e tij në “San Siro” në pjesën e dytë të kampionatit, megjithëse pati një fillim të bindshëm me Milanin.

Lexo Edhe:

Gimenez u transferua te Milan në një marrëveshje prej 28.5 milionë eurosh plus shtesa nga Feyenoord në merkaton e transferimeve të dimrit.

Sulmuesi 23-vjeçar shënoi një gol në secilën nga paraqitjet e tij të para në Serie A në shkurt, plus një gol ndaj ish-klubit të tij Feyenoord në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Gazzetta”, Milan ka shpenzuar 9.5 milionë euro për çdo gol të shënuar nga transferimi i tij më i shtrenjtë i janarit.

Meksikani nuk ka gjetur më gol për Milanin për më shumë se një muaj dhe ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Sergio Conceiçao.

Tammy Abraham ka nisur në tre ndeshjet e fundit kundër Napolit, Fiorentinës (Serie A) dhe Interit (Coppa Italia).

Sipas “Calciomercato.com”, marrëdhënia e Gimenez me trajnerin e tij nuk është ideale, dhe dyshja ka pasur një debat para derbit të Coppa Italia të javës së kaluar kundër Interit.

Gimenez është ende pjesë e projektit të Milanit, edhe pse, sipas “Gazzetta”, “Rossonerët” po mbajnë një vështrim të afërt ndaj sulmuesit të Udineses, Lorenzo Lucca, për sezonin 2025-26./GazetaExpress/