Milani me mesazh shpresëdhënës: Pas Stambollit vjen Athina - Gazeta Express
string(58) "milani-me-mesazh-shpresedhenes-pas-stambollit-eshte-athina"

Gazeta Express

18/03/2020 22:58

Milani me mesazh shpresëdhënës: Pas Stambollit vjen Athina

Gazeta Express

18/03/2020 22:58

Milani e ka publikuar një mesazh të shpresës në rrjetet sociale në një kohë të krize me pandeminë koronavirus, duke iu referuar finaleve të veta në Ligën e Kampionëve.

“Çdo gjë do të jetë në rregull, pas Stambollit vjen Athina”, shkruhet në mesazhin e gjigantit italian, transmeton Gazeta Express.

Klubi kuqezi, bashkë me institucionet sportive në Evropë dhe botë tani, ndodhet në karantinë për shkak të përhapjes së shpejtë të kësaj pandemie.

Milani e publikoi në Instagram një fotografi të një baneri të vendosur në një ballkon në Milano.

“Andra tutto bene, dopo Istanbul c’e Atene!”

Kjo rimë e përdor moton e karantinës nga koronavirusi në Itali, “Çdo gjë do të jetë në rregull”, me Milanin që e ka përdorur atë duke iu referuar finaleve të Ligës së Kampionëve në Stamboll dhe Athinë.

Milani e humbi finalen e vitit 2005 në Stamboll edhe pse po fitonte 3:0 pas pjesës së parë, pasi Liverpooli e barazoi në 3:3 rezultatin dhe në fund fitoi në penallti.

Por, këtu dy ekipe u takuan sërish në Athinë më 2007, me Milanin që fitoi 2:1.

“Vuajtjet e sotme janë forca e së nesërmes”, shtoi Milani në Instagram. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement