Skuadra e Milanit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën në kuadër të javës së 34-t të Serie A.
Milani e mposhti Venezian në udhëtim me rezultatin 2:0.
Deri në fund të kampionatit italian kanë mbetur edhe katër xhiro.
Venezia me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga liga. Ka 25 pikë në pozitën e parafundit.
Ndërkohë Milani e zë vendin e nëntë me 54 pikë dhe po lufton që ta sigurojë një pozitë që dërgon në kupat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Pulishiq në minutën e pestë realizoi për 1:0.
Golin e fundit e shënoi Santiago Tomas Gimenez në minutën e 96-të.
Skuadrës së Venezias iu anulua një gol i mesfushorit John Yeboah në minutën e 34-t për shkak të pozitës jashtë loje.
Milani në xhiron e ardhshme takohet me Genoan kurse Venezia me Torinon.