Miletiq: Siç ua bënë kosovarëve në vitet ’90, sot regjimi serb po ua bën qytetarëve dhe studentëve në Serbi - Gazeta Express
string(104) "miletiq-sic-ua-bene-kosovareve-ne-vitet-90-sot-regjimi-serb-po-ua-ben-qytetareve-dhe-studenteve-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:00

Miletiq: Siç ua bënë kosovarëve në vitet ’90, sot regjimi serb po ua bën qytetarëve dhe studentëve në Serbi

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 7:00

Ish-deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i bordit ekzekutiv të PSG-së, Petar Miletiq, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Serbi, duke tërhequr një paralele të fortë mes së kaluarës dhe së tashmes.

Ai theksoi se regjimi aktual në Serbi, i udhëhequr nga Aleksandar Vuciq, po ndjek të njëjtën logjikë veprimi si regjimi i viteve ’90 i Slobodan Milosheviq, duke përdorur forcën policore ndaj qytetarëve në vend të dialogut.

“Kur shqiptarët në Kosovë protestonin në vitet ’90, përgjigjja ishte gjithmonë represioni – dërgimi i policisë dhe përdorimi i dhunës. Fatkeqësisht, e njëjta gjë po ndodh edhe sot në Serbi ndaj studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë të drejtat e tyre,” deklaroi Petar Miletiq.

Miletiq nënvizoi se trashëgimia politike e viteve ’90 vazhdon të ndikojë edhe sot, duke e bërë të vështirë ndërtimin e një sistemi që respekton dialogun dhe të drejtat qytetare.

Sipas tij, kjo tregon qartë mungesën e aftësisë për dialog dhe kompromis politik nga ana e pushtetit serb, si atëherë ashtu edhe sot.

“Këto struktura politike nuk kanë zhvilluar kurrë kultura demokratike të komunikimit. Për ta, zgjidhja e vetme mbetet forca,” shtoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement