Miliarderja më e re në botë pozon brenda rezidencës së re 36.5 milionë dollarëshe - Gazeta Express
string(81) "miliarderja-me-e-re-ne-bote-pozon-brenda-rezidences-se-re-36-5-milione-dollareshe"

Gazeta Express

25/04/2020 20:06

Miliarderja më e re në botë pozon brenda rezidencës së re 36.5 milionë dollarëshe

Gazeta Express

25/04/2020 20:06

Jo vetëm që nuk ngjan me një shtëpi, por hapësira prej 1430 metrash katrore është faturuar si një “kompleks turistik”. Kështu shkruan TMZ për shtëpinë më të re të miliarderes 22-vjeçare.

Kylie Jenner sapo është bërë pronarja e një residence në Holmby Hills, LA, që vlen plot 36,5 milionë dollarë.

TMZ shkruan se tashmë 22-vjeçarja po largohet nga shtëpia e saj në Calabasas, dhe ka vendosur të qëndrojë në një nga lagjet më magjepsëse të Los Angeles.

Ndërkaq, bukuroshja tashmë ka publikuar fotografitë e para nga rezidenca e re.

Me shtatë dhoma gjumi dhe 14 tualete, shtëpia ka shumë hapësirë për Kylie-n dhe vajzën Stormi Webster.

Bare, dhoma lojrash, një palestër dhe një zonë e gjërë sportive, si dhe fushë basketbolli, të gjitha këto ambiente u japin nënë e bijë shumë mënyra për të kaluar kohën e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement