string(72) "ministri-britanik-britania-e-madhe-denon-levizjet-ekstremiste-te-dodikut"

Ministri Britanik: Britania e Madhe dënon lëvizjet ekstremiste të Dodikut

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 8:30

Ministri britanik për Evropën dhe Amerikën e Veriut, Stephen Doughty, deklaroi se Britania e Madhe dënon seriozisht lëvizjet ekstremiste të presidentit të Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik, të cilat, siç vlerësoi ai, kërcënojnë seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH.

“Këto lëvizje janë antikushtetuese dhe të rrezikshme, veçanërisht për ata që jetojnë në Republika Srpska, të cilët ai pretendon se i mbron. Mbretëria e Bashkuar është plotësisht e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Dejtonit, si një nga garantuesit që respekton institucionet e të dy entiteteve dhe mbështet BeH si një shtet sovran dhe politikisht i pavarur,” tha Doughty në një debat parlamentar në Britani

Lexo Edhe:

Ministri britanik, siç raportojnë mediat e Sarajevës, u ka kujtuar deputetëve se aktgjykimi i shkallës së parë të Gjykatës së BeH kundër Dodikut është dhënë për moszbatim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

“Britania e Madhe qëndron qartë pas Përfaqësuesit të Lartë në BeH, pozicioni i të cilit është i padiskutueshëm dhe refuzimi i vendimeve të tij të pavarura minon sundimin e ligjit në BeH,” theksoi ai.

Ai i quajti vendimet e Asamblesë Kombëtare të RS, të cilat ndalojnë punën e disa institucioneve shtetërore gjyqësore dhe agjencive policore në territorin e atij entiteti, kundër Dejtonit, duke paralajmëruar se ky është “një përshkallëzim serioz që kërcënon sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH”.

Ai shtoi se Dodik “po rrit intensitetin e sulmeve ndaj shtetit dhe në këtë mënyrë rrit mundësinë e minimit të sigurisë ndërkombëtare.”

“BeH ka institucionet dhe mekanizmat për t’iu përgjigjur kësaj dhe ne mbështesim çdo përgjigje që do t’i jepte fund kësaj krize,” theksoi mi ministri britanik.

Ai theksoi se ka unitet në bashkësinë ndërkombëtare për, siç theksoi, lëvizjet antikushtetuese të Dodikut, duke theksuar se ekziston mundësia e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian për çështjet e politikës së jashtme, e me këtë edhe kthimin e Britanisë së Madhe në misionin EUFOR.