Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE, shkruan Gazeta Express.
Plakolm ka thënë se zgjerimi i BE-së, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një top-prioritet për Bashkimin Evropian.
“Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, ka shkruar ajo.
Ky qëndrim i ministres austriake vjen pasi ajo gjatë dy javëve të fundit ka pasur rastin që të flasë me qeveritarë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi./GazetaExpress/
The future of the #WesternBalkans lies in the #EU.
— Claudia Plakolm (@claudiaplakolm) March 29, 2025
Over the past two weeks, I had the opportunity to speak with all our friends in the Western Balkans: @IgliHasani 🇦🇱, @DinoKonakovic 🇧🇦, @BislimiBesnik 🇽🇰, @maidagorcevic 🇲🇪, @OMurtezani 🇲🇰, and Tanja Miščević 🇷🇸.