string(125) "ministrja-thote-se-importi-i-rrymes-eshte-ndalur-mustafa-i-ldk-se-grafiku-thote-ndryshe-keshtu-doni-ta-arsyetoni-shtrenjtimin"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 16:27

Ministrja thotë se importi i rrymës “është ndalur”, Mustafa i LDK-së: Grafiku thotë ndryshe, kështu doni ta arsyetoni shtrenjtimin?

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 16:27

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i ka reaguar ministres së Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanollit e cila tha se importi i energjisë elektrike “ka qenë duke u rritur vrullshëm”, por me qeverisjen aktuale, sipas saj, “ky trend është ndalur e kthyer mbrapsht”.

“Manipuluesit nuk donë të shohin sasitë e importit, që janë reflektim i politikave e faktorëve të brendshëm, por vlerat e importit të cilat janë rezultat i rritjes së çmimit në tregje ndërkombëtare”, shkroi ajo në një postim në Facebook, ku përmendi “trillimet rreth importit”.

Lexo Edhe:

“Duke qenë se tërë trillimet rreth importit lidhen kinse me përfitime të emrave të përveçëm në këtë periudhë (për çfarë me sa di unë nuk ekziston asnjë fakt), po ju tërheq vëmendjen tek një “anomali” në këtë grafik. Viti 2022 po del të jetë viti kur Kosova ka pasur importin më të ulët ndonjëherë që nga viti 2016. Pikërisht ky është viti kur opozita erdhi me këtë trillimin e importit. Duke e parë trendin e rritjes marramendëse të importit në kohën e tyre si rezultat direkt i faktorëve të brendshëm, ndoshta nuk është rastësi që mendja u ka pjellur trillime të tilla pikërisht atyre (se mua për shembull nuk do t’më shkonte mendja ta akuzoj dikë që po e dëmton shtetin për të përfituar vetë). “Hajni të thotë hajn!”, pat thënë njëri prej tyre vjet në Kuvend’, shkroi ajo.

Vetë grafiku i publikuar nga ministrja, sipas Mustafës e demanton atë.

“Ministrja Rizvanolli e paska publikuar këtë graf për të dëshmuar se kinse importi i rrymës nuk është rritur gjatë kësaj qeverie. Por numrat janë kokëfortë, s’lodhen për përralla politike. Sipas grafit të vet ministres në këto 9 vite: – importi më i madh në sasi ka qenë në vitin 2021, viti i parë i kësaj qeverie, plot 1.52 TWh, – importi i dytë më i madh 1.41 TWh ka qenë në 2023, prap gjatë kësaj qeverie, – importi i tretë më i madh 1.37 TWh ka qenë në 2024, prap gjatë kësaj qeverie. Pra, në 3 nga 4 vitet e kësaj qeverie kemi importin MË TË MADH të rrymës gjatë kësaj periudhe, e ministrja thotë se importi nuk është rritë. Qysh?!”, shkroi ai.

“Edhe për dështimet e kësaj qeverie ministrja tenton me fajësu’ gjithkend, brenda e jashtë Kosovës, veq veten jo. A ka harru që Nagipi i partisë së saj është arrestu për dallevere me tendera dhjetëra miliona euro a?!”, shtoi Mustafa.

“Me këtë logjikë po doni me arsyetu’ rritjen e çmimeve të rrymës a? Me këtë import të lartë e me çmime edhe më të larta, kush përfiton? Qytetarët dhe fabrikat jo. Përfitojnë veq tregtarët e rrymës si Martini e GEN-i”, shkroi ai në Facebook.