Mirlind Daku reagon pas ngjarjeve të fundit, kërkon falje për sharjet pas ndeshjes me Kroacinë - Gazeta Express
string(93) "mirlind-daku-reagon-pas-ngjarjeve-te-fundit-kerkon-falje-per-sharjet-pas-ndeshjes-me-kroacine"

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 22:29

Mirlind Daku reagon pas ngjarjeve të fundit, kërkon falje për sharjet pas ndeshjes me Kroacinë

Sport

Gazeta Express

20/06/2024 22:29

Mirlind Daku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, rreth ngjarjeve të fundit, që përfshinin edhe emrin e tij.

Sulmuesi kosovar ka kërkuar falje rreth sharjeve që ka bërë pas ndeshjes Kroaci – Shqipëri, duke theksuar se ka qenë nën afekt të ndeshjes.

“Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, thuhet në postimin e Dakut.

Ndaj fyerjeve të Mirlind Dakut reaguan sot gjatë ditës Federatat e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement