string(76) "mishi-i-pules-me-salmonele-aku-aksion-te-befasishem-ne-disa-biznese-ne-vlore"

Mishi i pulës me salmonelë?! AKU aksion të befasishëm në disa biznese në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

03/04/2025 20:08

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit. Ky aksion është përqendruar te subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.

Inspektorët e sigurisë ushqimore po vijojnë kontrollet edhe këtë të enjte. Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti.

Lexo Edhe:

Pjesë e kontrolleve do të jenë gjithashtu restorantet dhe fast-food-et e qytetit. Disa prej këtyre subjekteve janë kontrolluar më parë, ndërsa tani po inspektohen të tjera.