Ilaçet e zakonshme, qoftë me recetë apo të blera pa të, mund të rrisin në mënyrë të pavetëdijshme rrezikun për zhvillimin e demencës, paralajmëron një mjek.
Demenca, një çrregullim që prek miliona njerëz në mbarë botën, ngadalë ua grabit kujtimet dhe pavarësinë.
Sidoqoftë, studimet tregojnë se 40% e rasteve mund të parandalohen me ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës. Por disa faktorë, si duhani, alkooli dhe madje disa ilaçe, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të saj.
Pesë ilaçet e lidhura me demencën
1. Antihistaminikët dhe antikolinergjikët
Përdoren për trajtimin e alergjive si riniti alergjik, ekzemat, urtikaria dhe konjunktiviti (skuqje dhe kruajtje të syve).
Përdorimi afatgjatë i tyre është lidhur me rritjen e rrezikut të demencës.
Një studim nga viti 2015, me mbi 3,400 pjesëmarrës mbi 65 vjeç, zbuloi lidhje midis dozave të rritura të antikolinergjikëve dhe zhvillimit të demencës.
Një tjetër studim i vitit 2024 në Tajvan tregoi se rreziku i demencës rritej në mënyrë të varur nga doza për pacientët që përdornin antihistaminikë.
2. Opiatet
Ilaçe për dhimbje të forta, të përdorura pas operacioneve, lëndimeve ose për pacientët me kancer.
Përdorimi i zgjatur i tyre shkakton sedacion dhe dëmton trurin, gjë që mund të çojë në demencë.
Një studim i vitit 2024, me të dhëna për mbi një milion pacientë me dhimbje kronike, zbuloi se përdoruesit e opiateve kishin 15% më shumë rrezik për demencë.
3. Omeprazoli
Një ilaç për tretjen dhe urthin, që vepron si inhibitor i pompës protonike (PPI).
Studimet kanë treguar se përdorimi i rregullt rrit sasinë e beta-amiloidit në tru, një shenjë kryesore e demencës.
Një studim i vitit 2023, i publikuar në revistën Neurology, lidhi përdorimin e këtij ilaçi me një rrezik më të lartë për demencë.
Çfarë mund të bëni?
Bisedoni me mjekun tuaj nëse përdorni ndonjë nga këto ilaçe për periudha të gjata.
Konsideroni opsionet alternative për trajtimin e simptomave që këto ilaçe zakonisht trajtojnë.
Përqafoni një stil jetese të shëndetshëm që përfshin dietë të ekuilibruar, aktivitet fizik dhe shmangien e duhanit dhe alkoolit.
Duke ndërgjegjësuar për rreziqet e mundshme, mund të ndërmerrni hapa për të mbrojtur trurin dhe shëndetin tuaj afatgjatë. /GazetaExpress/