Njëra prej modelëve më të mira në Shqipëri, Oriola Marashi, ka qenë e fundit që ka komentuar për ngjarjet që janë duke ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania
Lidhja e Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është bërë më e fortë së kurrë këto ditë, pavarësisht se Kiara ka ndryshuar sjellje në shtëpi, sidomos pas rikthimit.
Dalja jashtë e Kiarës për një javë bëri që ajo të reflektojë dhe ta sheh këtë lidhje me një sy tjetër, ku shfaqet me e bindur tek partneri dhe i rri atij afër vazhdimisht, madje tani ajo flenë me të edhe pse ai gërhet.
Mbrëmë Luizi u komentua shumë nga fansat pas një debati me Efin dhe fansat e Luizit filluan ta kritikojnë prapë Kiarën për atë se ajo është personi që po e prish këtë miqësi, edhe pse ishte vetë Luizi që i kishte shpjeguar një natë më parë Efit se është “më i rezervuar më të” pas “rikthimit”.
Madje për Kiarën kritika me tone subjektive pati edhe opinionisti i Big Brother Albania VIP, Arbër Hajdari i cili tha se Kiara ka hyrë aty për famë duke aluduar se “ajo do famën dhe Luizin”.

Pas kësaj historie, modelja me forma të kolme Oriola Marashi, e njohur si modelja që ka bërë disa sesione më shtëpi të madhe mode ka bërë një koment me një InstaStory me fotografinë e Kiarës dhe Luizit duke shkruar sipër saj:
“Vdiqet për b….. e Luizit po ça të bësh që ai ka sy vetëm për dashurinë e vet. This is Love… (Kjo është dashuri)”, ka shkruar Oriola në Instagram. /GazetaExpress/







